”Jam i sëmurë”, Gjykata e lë në burg ish-drejtorin e Hidrokarbureve në AKBN

AKTUALITET


Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e Hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci.

Gradeci u arrestua dy ditë më parë në Rinas pasi ishte në Turqi teksa në Shqipëri po kërkohej për abuzimin miliona dollarësh me puset e naftës.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre teksa i kërkoi Gjykatës një zbutje të masës së sigurisë pasi pretendon se është i sëmurë. Gjykata e Tiranës nuk e mori parasysh pretendimin e tij dhe u la në arrest me burg.

SKANDALI ME PUSET E NAFTËS

Kompania Phoenix Petroleum i shkaktoi një dëm miliona dollarësh shtetit ndihmuar dhe nga zyrtarët e AKBN që e ‘mbulonin’ skandalin dhe abuzimin me puset e naftës. Kompania kishte detyrim të kryente investime që nuk i bëri kurrë, por tek AKBN paraqiti tetë fatura të falsifikuara. Pikërisht kjo e fundit, me në krye Klodian Gradecin kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e kryera nga kompania. Po ashtu dy inspektorë tatimesh kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin. Fillimisht tek AKBN u arrestuan 5 zyrtarë kurse një tjetër u la në arrest shtëpie. Totali i dëmit dyshohet të ketë kapur vlerën e 1.5 milionë dollarëve.



Skip to toolbar