“Jam një nga mjekët më të mirë”/ Hasi para gjykatës: Pas kësaj, fshihet dikush

AKTUALITET


Gjykata e Apelit e Juridiksonit të Përgjithshëm ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi, i cili akuzohet për pornografi dhe trafikim i të miturve.

Në fjalën e tij përpara togave të zeza mjeku mohoi sërish akuzat dhe shtoi se po goditet nga dikush për shkak se ai është nga mjekët më të mirë në vend.

“Pas kësaj që më ka ndodhur mua fshihet dikush sepse unë jam një nga mjekët më të mirë”, tha Hasi.

Nga ana tjetër avokati Ndue Pjetra, deklaroi se për sa kohë ligji nuk i ndalon disa martesa atëherë nuk ka vepër penale.

“Për sa kohë s’ka ligj që i ndalon disa martesa s’ka vepër penale, kur të dalë ligji mund të kishte diskutim. Plus që video që pretendohet nuk është publikuar askund”, deklaroi avokati.

Hasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur 16 vjeçare prej 2 vitesh ndërsa akuza e pornografisë është shtuar pas materialeve që janë gjetur në celularin e mjekut i cili është pezulluar menjëherë nga detyra në repartin e kardiologjisë në QSUT ndërsa ai ka punuar edhe në spitale të njohura private në kryeqytet.

Mjeku mësohet se bashkëjetonte me 3 gra edhe pse kishte vetëm një celebrim, marrdhënie prej të cilave kishte disa fëmijë, ndërsa të miturën e prezantonte si bashkëshorten e 4-të.



Skip to toolbar