Jamarbër Malltezi mbetet në arrest/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

AKTUALITET


Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ky i fundit i marrë i pandehur, është ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve. Po ashtu Malltezi e ka bazuar ankimin edhe në nenin 43 të kushtetutës dhe nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor.

Për këtë ankim Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet në dhomë këshillimi me procedurë të përshpejtuar.

Më herët Malltezi ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të paraqitura, dokumenta por edhe një ekspertizë private që kundërshton pretendimet e organit procedues.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash.



Skip to toolbar