“Janë zuzarë politikë”/ Bejko: Kanë marrë dhe privatizuar meritat e demokratëve. Berisha e di që s’vjen në pushtet

Më të fundit


Analisti Roland Bejko në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se pushteti në Shqipëri nuk është fituar mbi bazën e meritës, por është “negociuar”. Ai përmendi edhe figura të njohura të Partisë Demokratike, si Gazmend Bardhi, për të cilët tha se janë të vetëdijshëm për pamundësinë e rikthimit në pushtet nën drejtimin e Sali Berisha.

Sipas Bejkos, brenda partisë është krijuar një kulturë e gënjeshtrës dhe manipulimit, ndërsa drejtuesit aktualë i cilësoi si “zuzarë politikë” që kanë përvetësuar sakrificat dhe kontributet e demokratëve ndër vite.

“Pushteti në Shqipëri është negociuar, nuk është marrë me meritë. Gazmend, Bardhi e dinin të vërtetën, e dinë që me Berishën nuk vijnë dot në pushtet dhe më pas shkojnë dhe u shesin demokratëve dhe të gjithëve gënjeshtre. Këtu gënjeshtar është bërë normë. Ajo parti me këta zuzarë politikë, janë zuzarë që kanë marrë meritat e demokratëve, që një pjesë e tyre e kanë paguaj me gjak, e morën dhe privatizuan dhe e morën në emrin e tyre gjithë këtë parti.Sali Berisha e di shumë mirë që nuk vjen në pushtet. Berishën nuk e përqafon asnjë ndërkombëtar për shkak të mëkateve të së shkuarës. Berishën e di që nuk e voton asnjë shqiptar.  Ka thënë edhe karashkruesi i tij, që në datën 22 PD ose do të mbarojë ose do të fitojë, kjo është gënjeshtra më e madhe”, tha Bejko.



Skip to toolbar