Nën moton “Lëvizje e sigurt dhe e shëndetshme”, edhe këtë vit Tirana i është bashkuar “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.
Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të kulmojnë më 22 shtator me “Ditën pa makina”.
Përmes nje njoftimi per mediat, Bashkia Tiranë nëpërmjet kësaj jave me aktivitete thote se kërkon të promovojë dhe të ndërgjegjësojë komunitetin mbi rëndësinë e përdorimit të mjeteve alternative për një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë.
Aktivitetet në Tiranë do të zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm:
16 shtator-Vizitë me transportin publik në Dajt dhe ecje deri te fermat e zonës
17 shtator-Pedalo qytetin
20 shtator-Korsitë e biçikletave në Tiranë
21 shtator-Mënyra e lëvizjes dhe shëndeti publik nga ISHP
22 shtator-Dita Europiane pa makina.