“Jemi futur në periudhë të re”, pedagogu: SPAK po demonstron ‘arrogancën’ e forcës së ligjit, nuk pyet se kush je

Më të fundit


TIRANË- Pedagogu dhe profesori i shkencave politike, Roland Lami, i ftuar në “Real Story”, komentoi pamjet e arrestimit të ish-kreu të shtetit Ilir Meta.

Ai tha se kishte një lloj spektakli, por gjithsesi, ai theksoi se SPAK tashmë po demonstron forcën e ligjit duke i cilësuar të gjithë të barabartë, pavarësisht pozitave që mbajnë apo ushtrojnë.

“Ka një lloj spektakli dhe një lloj arrogancë, por njerëzit e thjeshtë janë lodhur me arrogancën e liderëve të fortë, të cilët gjyqësorin deri dje e kanë përdorur për të mbrojtur dhe për t’u ndjerë të sigurt mbi shpërdorimin e pushtetit që kanë bërë ndër vite. Sot kemi një anë tjetër të medalje, ku kemi një strukturë, që quhet SPAK tenton të demonstrojë arrogancën e forcës së ligjit, i cili nuk pyet më se jam Ilir Meta, Berisha apo Edi Rama, por pyet dhe i referohet ligjit në raport me individit. Ky është një hap i madh në kuptimin e periudhës dhe kohës së re në të cilën futemi, ku SPAK është bërë kryefjalë në qëndrimet që mbajnë ndërkombëtarët, kryefjala në të cilën pozicionohet partitë politike pro apo kundër SPAK. Sot jemi futur në “arrogancën” e zbatimit të ligjit. Gjykoj se jemi futur në periudhë të re”, tha ai./ abcnews.al



Skip to toolbar