“Jemi gati për luftë!”, Izraeli seri sulmesh ndaj Hezbollahut, ja cilat ishin objektivat

BOTA


Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka njoftuar se forcat e Netanyahut kanë përfunduar një seri sulmesh ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor.

“Në orët e fundit, avionët luftarakë sulmuan disa objektiva të Hezbollahut, duke përfshirë një vendndodhje ushtarake për organizatën në zonën Zabqin, dy lokacione infrastrukturore operacionale në zonën Khiam dhe një ndërtesë të Hezbollahut në zonën al-Adissa”, thuhet në deklaratë.


Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha më herët se Izraeli nuk dëshiron të luftojë kundër Hezbollahut në Liban, por se ushtria izraelite është gati për një luftë.




Skip to toolbar