“Jemi të përgatitur”, kapiteni Gjimshiti: Gati për ndeshjen me Italinë

Më të fundit


Kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti shprehet se ekipi i Shqipërisë është i përgatitur për ndeshjen e parë në kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Gjatë konferencës për shtyp me trajnerin Sylvinho, Gjimshiti u shpreh se kuqezinjtë i kanë parë ndeshjet miqësore të zhviluara nga Italia. Gjimshiti shtoi se skuadra është gati për ndeshjen e së shtunës në Dortmund.


“Po, sigurisht që jemi përgatitur, i kemi shikuar, besoj që trajneri na ka treguar ku janë forca e tyre, ku duhet të kemi kudjes, ato ndeshje të nevojiten. Sigurisht që do të jemi gati. Do të jetë me rëndësi si do të filloojë kjo garë, do të bëjmë më të mirën që mundemi”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar