Jo vetëm Kroos, një tjetër legjendë i jep fund me Gjermaninë

Më të fundit


Gjermania përcjell me duartrokitje dy legjenda të vërteta, Toni Kroos, por dhe Thomas Myler, për dy heronjtë e Botërorit të Brazilit, kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e përfaqësueses, me Kroos që u tërhoq përfundimisht edhe nga futbolli i luajtur:

“Jam krenar që kam dhënë kontributin tim në përmirësimin e futbollit gjerman. Gjithsesi, sot jam thellësisht i zhgënjyer. Kishim një objektiv të madh për të arritur, por kjo ëndërr tashmë u shkatërrua. Të arrish deri në këtë pikë, deri në gjysmën e turneut është pak e vështirë për ta pranuar”, u shpreh Toni Kroos pas ndeshjes.

Me lot në sy, edhe Thomas Myler i dha lamtumirën përfaqësueses gjermane: “Po, është e shumë e sigurt, kjo ishte ndeshja ime e fundit me Gjermaninë”, u shpreh Thomas Myler.

Nuk e priti mirë këtë eliminim Joshua Kimmich: “Shumë gjëra shkuan kundër nesh, por të gjithë e panë që ai ishte një penallti e pastër. Nuk e kuptoj vendimin e arbitrit, nuk kishte arsye të qëndronte indiferent kur ekziston edhe VAR. Gjithsesi, fjalët janë të tepërta në këto momente, fati i kësaj ndeshje është i vulosur tashmë, edhe i ynë po ashtu”, u shpreh Kimmich.



Skip to toolbar