Joe Biden përballë Trump për Shtëpinë e Bardhë?

Më të fundit


Gjatë një fjalimi të mbajtur të premten, Joe Biden tha se shumë shpejt do të marrë një vendim nëse do të kandidojë ose jo përballë Donald Trump për postin e Presidentit të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.

76 vjeçari Biden më parë ka mbajtur postin e zëvendës presidentit gjatë qeverisjes së Obamës.

 “Jam në prag të marrjes së vendimit”, tha Biden, teksa fliste përpara punonjësve të sindikatave në Uashington.

Aii shihet si pretendent brenda partisë së tij edhe pse nuk është bërë ende zyrtarisht pjesë e garës.

Ndërsa presidenti aktual Trump është shprehur për mediat se “nuk e shoh Joe Bidenin si kërcënim. Mendoj se ai është më shumë kërcënim për vetveten”.



Skip to toolbar