Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se programi i vaksinimit do të bëjë një “ndryshim të madh”, por do të duhet kohë për të vaksinuar të gjithë.
Duke folur në qendrën e vaksinimit në Spitalin Guy në Londër, ai tha: “Kjo gradualisht do të bëjë një ndryshim të madh, por unë theksoj ‘gradualisht’ sepse nuk jemi akoma atje, nuk e kemi mundur ende këtë virus”, raporton BBC.
Ai gjithashtu tha që njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga vaksinimi dhe se personat që e kundërshtojnë janë plotësisht të gabuar.
Për të gjithë ata që janë të frikësuar nga vaksinimi, Johnson tha se nuk duhet të kenë frikë.
