Juglindja nën “pushtetin” e dëborës, ARRSH tregon rrugët ku duhet pasur kujdes

AKTUALITET


Në rajonin juglindor të vendit moti i keq ka krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore. Sipas një njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në aksin Korçë-Ersekë qarkullimi rrugor kryhet pa zinxhir. Megjithatë, në “Qafën e Qarrit” km 13-18 ka stuhi dëbore.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment, pasi era e fortë sjell borën në rrugë në formë stuhie.

Po përpos erës së fortë kalimi kryet pa zinxhirë. Kontraktori është në terren që në orët e para të mëngjesit dhe po punon me 3 borëpastruese përgjatë këtij segmenti”, thotë ndër të tjera ARRSH.

Deri më tani Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk njofton për të tjera probleme në rrugët e vendit.



Skip to toolbar