Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”, ka mohuar faktin se ka ndonje mandat arresti apo se nuk lëviz nëpër Shqipëri i lirë.
Ndër të tjera, ish kryeministri është pyetur edhe nëse ka ndonjë urdhër arresti ndaj tij, ku Berisha thotë se pavarësisht ‘presionit nga ambasadorja amerikane’, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë dhe lëviz i lirë.
“Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partisë që të më përjashtonte nga grupi parlamentar në shkelje të plotë të kushtetutës së partisë.
Ka pasur një reagim dhe kjo më nxiti që të kem një projekt për t’u rikthyer fuqishëm. Fillova një lëvizje brenda partisë që po ecën mbarë dhe sondazhet e fundit të pavarura tregojnë se mbështetja për kryetarin aktual të partisë ka rënë në 7%, kurse mbështetja për Sali Berishën është 87%.
Pavarësisht kësaj, ambasadorja amerikane, për çudi, thirri një grup gazetarësh një ditë dhe u kërkoi që të censuronin lëvizjen time në lajme. Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë dhe i thanë së n.q.s. dëshironte të mbështeste kryetarin e PD-së L. Basha, atëherë le të shtonte kritikat ndaj qeverisë. Ajo tha se nuk mund të ndërhynte. U mërzita sepse ky është një gjest i shëmtuar, është një shkelje e kushtetutës së SHBA-së. Ajo duket sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo nga vendim më i madh i lirise ne botë”, ka deklaruar Berisha për radion amerikane.
Pyetja më shumë ka qënë retorike, pasi Berisha po i bie cep më cep Shqipërisë me “Foltoren” e tij dhe ka qënë i lirë, të lëvizë nëpër Shqipëri.