“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë e PS-së sot në 4 prill në njësinë numër 12 në Tiranë në Tiranë. Ai adresoi disa akuza që ka ngritur kohët e fundit opozita lidhur me informacionet që disa vende po bllokojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ka shumë zhurmë, shumë mjegull, shumë tym, shumë helm vërdallë dhe është bërë e pamundur të ndjekësh normalisht jetën publike dhe politike dhe të informohesh normalisht nga mediat për atë që ndodh në raport me gjërat që u interesojnë njerëzve dhe besoj e keni parë sa shumë është folur mbrapsht edhe për procesin e negociatave me BE-në, jo u bllokua, jo u ndalua, jo nuk bëhet kjo punë me Edi Ramën e PS-në, etj etj.”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

Por kreu i qeverisë theksoi se ato çfarë kanë qarkulluar për bllokim negociatash nuk janë të vërteta. Përkundrazi, sipas tij BE na do brenda unionit.

“Nuk mjafton, ne mund ta kishim bërë të gjithën dhe nuk mjafton sepse vendi i vogël, populli i vogël nuk mjafton të bëjë më të mirën e vet por duhet edhe që të tjerët ta shohin me sy të mirë dhe janë bashkuar yjet e fatit dhe BE do që të na marrë brenda vetes. Dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ky moment është konkret. Ne do bëjmë atë që kemi në dorë, do bëjmë të pamundurën që dera e hapur të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda.”, tha Rama duke shtuar se do të vazhdojë të ndjekë kalendarin e punëve që BE-ja i ka përcaktuar Shqipërisë dhe theksoi se deri në fund të vitit 2027 negociatat do të mbyllen.



Skip to toolbar