“Ka studiuar çdo gjë…”, gazetarja: Ndoci ka kryer pesë vizita në tre vjet tek i njëjti spital

AKTUALITET


Gazetarja Etleva Delia, autore e emisionit “Gjërat Tona”, ka dhënë detaje lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Ajo u shpreh në “Real Story” se Ndoci ka kryer në tre vjet rreth pesë vizita tek i njëjti spital.

“Kjo nuk ishte vizita e parë që bënte në të Altin Ndoci, tek i njëjti spital.“Sepse kjo nuk ishte vizita e parë që bënte në të Altin Ndoci, tek i njëjti spital. Për tre vjet, që ai ndodhej i izoluar në paraburgimin e Durrësit ka qenë pesë herë tek i njëjti vend. Pra mund të themi se është një pjesë e planit të tij, e ka studiuar, ka parë çdo ambient të mundshëm.

Mund të them se e ka shfrytëzuar, ka zgjedhur datën sot, që ishte festa e Policisë së Shtetit, janë dhe shumë rrethana të tjera, edhe fakti që e prisnin dy makina jashtë, fakti që ishin vetëm, dy punonjës policie, që një personazh që ka kaq akuza të rënda, duke nisur nga vrasje, grabitje, grup i strukturuar, ka çdo vepër të rëndë penale”, tha ajo

Delia shtoi se automjeti që e priste Ndocin, një Audi, rezulton në emër të një personi nga Kruja, i cili është i skeduar për grabitje dhe drogë.

“Personi, që nisur edhe nga targat e automjetit “Audi”,që e priste, rezulton në emër të një peroni nga Kruja, që edhe ai është i skeduar për grabitje, drogë. ky mjet nuk rezulton i denoncuar si i vjedhur. Kjo e implikon direkt pronarin e makinës”, u shpreh ajo.



Skip to toolbar