Kreu i PDK, Kadri Veseli ka thënë vetëm disa fjalë para Gjykatës së Hagës sa për të deklaruar para trupës se është i pafajshëm.
Veseli është deklaruar se është me ndërgjegje të plotë tërësisht i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
”Faleminderit i nderuar. I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat. Më lejoni të deklarohem me ndërgjegje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.”- tha Veseli.
Për të do të caktohet një datë për seancë tjetër pasi kjo e sotmja ishte vetëm e para dhe nuk ka vendim. Veseli, Thaçi, Krasniqi Selimi dhe disa ish-liderë të UÇK akuzohen për disa krime lufte gjatë luftës në Kosovë.
Ata janë të gjithë në Hagë ky po zhvillohet dhe procesi i tyre gjyqësor.