Kalendari dhe situata në grupin I, Shqipëria i ka të gjitha shanset

Më të fundit


Situata në Grupin I ku bën pjesë Shqipëria është bërë tepër interesante, pas triumfit ndaj Hungarisë.

Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja vazhdon të ëndërrojë te mrekullia që e ka emrin “Kupa e Botës”.


Në 5 sfidat e para ka arritur të sigurojë 3 fitore dhe 2 humbje, duke u renditur përkohësisht në vendin e 3-të me 9 pikë.

Shqipëria i ka të gjitha shanset, për të synuar vendin e dytë, në ndeshjen e ardhshme.

Të mërkurën kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë, për t’u përballur me San Marinon në “Elbasan Arena”, ndërkohë për sa i përket rivalëve të tjerë të grupit, Poloni-Angli, do të jetë dueli interesant, që pritet të vendosë disi edhe fatet e renditjes.

Në rast të një triumfi të “Tre Luanëve” në Poloni dhe fitores së Shqipërisë ndaj San Marinos, Kombëtarja kuqezi ngjitet automatikisht në vendin e dytë.

Më pas ndeshjet kualifikuese do të rikthehen sërish në muajin tetor, teksa në datën 9 tetor, Shqipëria do të jetë mysafire në Hungari, ndërkohë që Polonia do të ndeshet me San Marinon dhe Andorra me Anglinë.

Tre ditë më vonë, më 12 tetor, kuqezinjtë e Rejës do të presin Poloninë për të “marrë hak” pas asaj humbje në transfertë.

Në dy ndeshjet e fundit të grupit Shqipëria do të përballet në transfertë me Anglinë më 12 nëntor dhe me Andorrën në shtëpi më 15  nëntor.

Më poshtë mund të shihni kalendarin e plotë të ndeshjeve të Grupit I ku bën pjesë Shqipëria dhe renditjen.




Skip to toolbar