Kallëzimi ndaj Mziut, Rakip Suli paraqitet në SPAK

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka shkuar këtë të hënë në ambientet e SPAK.Raportohet se ai do të japë shpjegime për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.

Ky i fundit u pyet më 27 Korrik për rreth 3 orë nga Prokuroria e Posaçme. Hetimet ndaj Mziut nisën pas kallëzimit të Rakip Sulit.

Kreu aktual i Bashkisë së Kamzës, pretendon se Mziu ka shpërdoruar detyrën në cilësinë e drejtuesit dhe nuk i ka marrë subjekteve që kanë marrë leje ndërtimi, 3% të sipërfaqes për banesa sociale, siç e parashikon ligji.



Skip to toolbar