“Kaluam nga Agolli te ‘kërpërata’”, Minxhozi: Partitë si kioska të kryetarëve

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi, i ndau 30 vitet e tranzicionit shqiptar në dy etapa kryesore. 

I ftuar në “Real Story”, ai tha se ka qenë fillimisht periudha nga 90-a deri në 2005, ku kishim një parlament me emra më së shumti intelektualë, e në periudhën e dytë, nga 2005 e deri më sot, kemi një kuvend me emra jo shumë të njohur.

Ai tha gjithashtu se partitë janë të kapura nga kryetarët dhe kësissoj sipas tij mungon fjala e lirë dhe mënyra e të marrit vendime.

“Unë virtualisht e ndaj 30 vitet trazicion në 2 faza. Po të bëjmë një prerje tërthore të këtyre dy periudha qeverisëse, do të vëmë re që kishim një parlament me emra si Dritëro Agolli, Pjetër Abnori dhe përfundojmë te ajo zonja që thotë ‘kërpërata’. Partitë kanë qenë më kolegjiale, statutore. Edhe PD, kryetari linçonte fraksionet. Janë valë të panumërt njerëzish që ai ka përzënë nga partia, ashtu siç di Berisha. Vinin emrat nga degët, shqyrtoheshin në qendër më pas kalonin filtrat dhe në fund fare pyeteshin disa njerëz.


A e imagjinojmë dot ne që Basha dhe Rama të lejojnë një fraksion si ai i Metës dhe në fund të krijohet një parti politike që merr 100 mijë vota? S’besohet. Këtë 15-vjeçarin e fundit ka ndodhur një bjerrje. Partitë janë kthyer në kioska të kryetareve, ku të gjitha janë formale, listat bëhen në moment të fundit. Kemi lindjen e milionerëve që trafikonin interesa dhe sot i kemi si një faktor të rëndësishëm që mendoj unë, këto interesa kanë dëmtuar jetën dhe demokracinë shqiptare.

Sot kemi një vendime jo statutore, por të konsultuara jashtë selie dhe përfaqësojnë interesa jo politike. Ky proces degjenerimi, na ka vendosur sot përpara një demokracie të kalbur, që flet kryetari për gjithçka. Kjo është dukuri që është dhe te partia e tretë me Metën, e dyta me Bashën dhe të parën Ramën. Është gara për qëllime të drejta në momentin e gabuar e udhëhequr nga njeriu i gabuar. PD ka hyrë në një konflikt me 4 vite vonesë dhe kur ti i futesh një lufte me 4 vite vonesë do të marrësh përsipër pasojat”, tha Minxhozi.



Skip to toolbar