Analisti Arian Vasjari i ftuar në studion e emisionit “Real Story” u shpreh se nuk do të dëshironte që Edi Rama të flasë me personat që janë në zi pasi kjo vë në pikëpyetje humanizmin e tij. Për Vasjarin, Rama po sillet si një autokrat apo lider totalitar ku bën vetë politikën , bën vetë lajmin dhe e shpërndan atë. Analisti Vasjari u shpreh se shqetësuese nuk është populizmi i Ramës, por përpjekja e tij për të instrumentalizuar sentimentin, pasi Rama tenton të bëjë demokraci pa ndërmjetësues .
“Nuk mund të jemi dakord se si po e administron krizën. Për mua Edi Rama është njeri mediokratik. Ky është një gabim. Rama beson te pushteti absolut i mas-medias. Mua nuk më shqetëson populizmi i Edi Ramës. Mua më shqetësojnë dy gjëra: së pari fakti që kryeministri përpiqet që të instrumentalizojë sendimentin. Në një periudhë katastrofe është tipike e liderëve autoritarë. Ana tjetër është se zoti Rama përpiqet ta ndërtojë aksionin e tij politik me cikël të mbyllur. Rama kërkon një demokraci pa ndërmjetësues”.
“Mas-media është ndërmjetësuesi më i rëndësishëm. Rama është pak “Trampian”, por në një situatë katastrofe besoj që vijimi i stilit të tij të bëri politikë është krejt i pavend. Kur ndodhi në Akuila, Berluskoni e konceptoi momentin politik vetëm fillimin, dhe më pas e bëri emergjenca civile. Ngre pikëpyetje edhe mbi stofin human të kryeministrit. Komunikimi me njerëzit që janë në zi, nuk mund të jetë komunikimi klasik i zotit Rama. Ai duhet të ndërpresë komunikimin me njerëzit që janë në zi. Kjo nuk i sjell elektorat. Unë mendoj se është një strategji për të rikuperuar vota”, u shpreh Vasjari.