“Kam veshur jelek antiplumb”, kandidatja për presidente në Ekuador: Kam marrë kërcënime

BOTA


Pothuajse një muaj pas ekzekutimit me 3 plumba të kandidatit për president në Ekuador, një tjetër denoncim ka ardhur nga kandidatja e së majtës, e cila ka treguar se së fundmi ka marrë vazhdimisht kërcënime për jetën.

Luisa Gonzalez, e cila u rëndit në krye të raundin të parë të zgjedhjeve të 20 gushtit, tha ditën e djeshme se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe se mbrojtja e saj është marrë nga ushtria.

“Sot mora kërcënime kundër jetës sime pasi jam kandidatja potenciale për të fituar presidencën,” tha zonja Gonzalez, teksa e quajti “të trishtë” faktin që kishte veshur jelek antiplumb.

Mes të tjerash ajo shtoi se prokuroria po heton një person që dyshohet se ka bomba, me qëllim për të sulmuar dhe vrarë kandidaten e së majtës.

Gonzalez sqaroi se ajo pranoi që t’i ofrohet mbrojtje ushtarake nga qeveria pasi do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor.



Skip to toolbar