Kamala Harris pranon rregullat për debatin televiziv me Donald Trump

BOTA


Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, Kamala Harris, ka pranuar rregullat e televizionit amerikan ABC News për debatin me rivalin e saj republikan Donald Trump.

Televizioni publikoi rregullat për debatin presidencial, duke përfshirë edhe pikën e kontestuar prej Harris, atë që mikrofonat do të mbyllen gjatë kohës që flet tjetri.

Përmes kësaj kundërshtie, Harris shpresonte që të nxiste reagimin e Donald Trump për t’u tërhequr nga debati presidencial.

Mirëpo kandidatja demokrate e pranoi këtë rregull pasi mori disa garanci të veçanta nga televizioni. Sipas CNN, këto garanci kanë të bëjnë me faktin që mikrofonat do të ndizen gjatë debatit në raste të veçanta nëse ka bisedime të rëndësishme mes të dyve në mënyrë që publiku të kuptojë çfarë po ndodh. Gjithashtu, moderatori i debatit do të ndërhyjë në këto situata për t’ju shpjeguar shikuesve episodin.

Debati presidencial televiziv mes Donald Trump dhe Kamala Harris pritet të zhvillohet të martën e ardhshme.



Skip to toolbar