Kamioni kaloi në kahun e kundërt dhe goditi 7 makina, aksident i frikshëm në Prishtinë

KOSOVA


Janë publikuar pamjet e aksidentit të frikshëm të regjistruar mesditën e kësaj të premteje, rreth orës 14:30, në Veternik të Prishtinës në Kosovë.

Në aksident u përfshinë 7 makina dhe si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 8 persona.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kamioni del nga korsia kryesore duke kaluar në korsinë e kundër dhe godet makinat duke shkaktuar një aksident zinxhir.

“Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak.

Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



Skip to toolbar