Kampi i emigrantëve në Gjadër do të jetë gati në 1 shator. Gazeta italioane La repubblica shkruan se zbatimi i marrëveshjes Rama Meloni do të nisë që në 20 gusht, ku do të kryhet testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së pritjes, e cila do t’I dorëzohet Ministrisë së Mbrojtjes.
Burime për Abc news thone se puna gjatë këtyre muajve ka vijuar me ritme të shpejta dhe qendra është drejt përfundimit.
Stafi që do shërbejë aty, jo vetem karabinieret e ardhur nga italia, do te jete I detyruar ti nenshtrohet nje rregulloreje strikte etike, te publikuar ne shqkrimin e la Republika.
Nder te tjera mes 14 pikave te detajuara kerkohet respektimi i një KODI Etike dhe morali ne rapportet me komunitetin që banon në zonën e Shëgjinit, ku është vendosur qendra. Rregullorja u kërkon punonjësve që të vishen thjesht dhe të bëjnë kujdes ne sjelljen me gratë shqiptare, nderkohe qe veriun e nenvizojne si zone konservatore, ku burrat mund te reagojne keq nese degjojne komplimenta apo flirtime me grate e tyre.
Po ashtu, rregullorja përmban edhe mënyrat e sjelljes së personelit italian, duke nisur që nga konsumimi i kafes ulur, e deri te kujdesi ne komunikim, duke I paralajmeruar se shumica e shqiptareve njohin gjuhen italiane.
Karabinieret dhe stafi tjeter I qendres paralajhemerohen te shmangin mosbesimin, pasi shqiperia eshte vend I sigurt, ku nuk ka krim vjedhje dhe krime seksuale
Emigrantët e shpëtuar në detin Mesdhe, do t’ju nënshtrohen procedurave dhe verifikmeve në Shëngjin. Ata do të vendosen në paraburgim administrativ, me kusht që, brenda 48 orëve, gjyqtarët e seksionit të imigracionit të Romës të vërtetojnë ndalimin e tyre.
Kapaciteti maksimal i qendres në Shqipëri do te jetë deri në 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.