Zëvendëskryesministrja Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet në për rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe ngritjen e impiantit të trajtimit të tyre në Mat.
Balluku u shpreh se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë subjekteve që nuk do të respektojnë ligjin, duke shtuar se po bëhet e pamundur që punimet të përfundojnë përpara sezonit veror.
“Po bëhet një punë gjigande, mbi 33 % të kontratës e kemi në realizim e sipër. Do bëjmë të pamundurën që të përfundojnë përpara sezonit veror, sepse edhe Mati si gjithë Shqipëria kthehet në një destinacion turistik. Në këtë kantier ritmet duket se janë shumë të mira, duke qenë se jemi në kuadrin e kanalizimeve bëjmë thirrje për mbrojtjen e ujërave larës që është një risitë që ne do na duhet për të përballuar sezonin”, ka thënë ajo.