Kanceri, shkaku i dytë i vdekjeve/ ISHP: 7 mijë raste të reja në vit

AKTUALITET


Pas sëmundjeve kardiovaskulare, kanceri është shkaku i dytë i humbjes të jetës  në vend.  Specialistët e  Institutit të Shëndetit Publik i referohen shifrave të vitit 2024 dhe   thonë se ai është përgjegjës për  16 % të vdekjeve dhe rreth 7 mijë raste të reja në vit.  Më i shpeshtë është kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit.

“Ajo që bie në sy është një rritje e vazhdueshme që nga 2015 kur kemi filluar të përdorim këtë metodologji të regjistrit të kancerit. Pra ka një rritje vjetore prej  2.5-2.6%  çdo vit.”- tha ai

Me plakjen e popullsisë projeksionet e  mjekëve janë për shtim të  numrit të rasteve vitet  e ardhshme.

“Prirja e deritanishme deri në 10 vjet,  prirjet e plakjes së popullsisë pavarësisht se popullata e Shqipërisë rezidente mund të vijë në rënie më shumë gjasë kanceret do të vijnë në rritje në Shqipëri të paktën rastet e reja. Ne shpresojmë që trendi i  vdekshmërisë të jetë ai që kemi vrejtur në dhjetë vjet, por  shëndetësia shqptare duhet te jetë e përgatitur në vitet që vijojnë të kemi dhe 10 mijë  raste te reja në vit apo dhe më shumë çka do të thotë që barra e kësaj sëmundje do të vijë vetem duke u rritur”, u shpreh mjeku.

Ministrja e Shëndetësisë  premtoi  ofrimin e shërbimit  onkologjik afër pacientit me krijimin e Institutit Kombëtar të Onkologjisë dhe Rrjetit Kombëtar të Kancerit. Ndërkohë  tha se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të shtohen pajisjet diagnostikuese dhe  zgjerohet lista e barnave.

“Rrjeti Kombëtar i Kancerit do të mundësojë ofrimin e shërbimit onkologjik afër pacientit, me të njëjtat protokolle trajtimi si në Tiranë, nëpërmjet një modeli Hub and Spoke. Plotësimi i mungesave të barnave onkologjike dhe zgjerimi i listës së barnave të rimbursueshme. Përmirësimin e kapaciteteve të trajtimit me radioterapi.  Kjo ka qenë një problematikë e vazhdueshme e shërbimit onkologjik. Falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me Agjencinë Atomike, shumë shpejt do të kemi 3 açeleratore lineare funksionale dhe sigurisht po punojmë të sjellim aparatin e ri modern të brakiterapisë sa më shpejt”, shtoi ministrja.

Kanceri  është një sfidë e përbashkët e gjithë shoqërisë dhe, si i tillë tha ministrja e shëndetësisë  kërkon një qasje të mirë-koordinuar.  Për të parandaluar  kancerin e qafës së mitrës këtë vit  u zgjerua fasha e depistimit  me moshat nga 35 në 55 vjeç dhe nisi vaksinimi kundër human papiloma virus dhe per  djemtë.



Skip to toolbar