Kandidati për drejtues i SPAK-ut, Braho: Kam hetuar ministra dhe funksionarë të drejtësisë

AKTUALITET


Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, shpalosi i fundit platformën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke deklaruar se ka një eksperiencë 18-vjeçare në sistemin e Prokurorisë.

“Në vitin 2023 janë konfiskuar me kërkesën time në një procedim të vetëm 18.4 milionë euro, shumë sa 2-fishi i buxhetit vjetor të SPAK”. – u shpreh Braho.

Më tej ai tha se ka hetuar zyrtarë nga niveli bazë deri te ministër.

“Kam qenë në prokuroritë e Beratit, Vlorës, Krimet e Rënda dhe SPAK. Në SPAK jam drejtues i seksionit kundër korrupsionit. Gjatë veprimtarisë sime kam hetuar funksionarë nga niveli bazik deri në ministër. Kam pasur në duar çështje për zyrtarë të lartë, apo funksionarë të sistemit të drejtësisë”, tha Braho.

“Disa nga cështjet janë zhvilluar para se të krijohej SPAK. Ju kam paraqitur cështje penale me zyrtarë të lartë shtetërore dhe funksionarë të drejtësisë, për të cilët jo gjithmonë gjykata ka pranuar kërkesat për masë dënimi. Në këto raste kam paraqitur ankim dhe Apeli ka vendosur sipas kërkesës së prokurorit.

Lidhur me zyrtarë të  lartë apo të krimit të organizuar kam kërkuar konfiskimin e pasurive. Dua të sjell në vëmendje vetë një rast në 2023 është konfiskuar një shumë prej 18.4 mln euro, ne origjine nga veprimtaria kriminale, të cilat i përkisnin një organizatë kriminale. Sjell në vëmendjen tuaj se kjo shumë është sa dyfishi i buxhetit të SPAK në atë vit që ka qenë 8.9 mln euro.” – vijoi, mes të tjerash, prokurori Braho.



Skip to toolbar