Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se Pandeli Majko, edhe pse 33 vjet në politikë, nuk është politikan i konsumuar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Majko i duhet parlamentit shqiptar dhe se është shembull për të rinjtë
“Unë mendoj që zoti Majko ka 33 vjet në politiikë. Është që në 1992 deputet, më shumë ka pasur fat sesa mund. Ka pasur fat, nndryshe nga politikanë të tjerë, ka ditur ta menaxhojë fatin. Ka ditur ta menaxhojë, edhe pse ka 33 vjet në politikën shqiptare, deputet, nuk të jep imazhin e një personi të konsumuar. Si moshë biologjike nuk është akom në kohë për t’u tërhequr. Duhet të ketë një vijueshmëri. Majko në 1992, ka qenë si ata që janë sot. Unë mendoj se Braçe dhe Majko i duhen parlamentit shqiptar. Unë mendoj se e ka vënë Majkon në Kavajë, si kalë rrace. Zotit Majko i duhen 7 mijë vota, që i duhen nga qarku i Tiranës”, theksoi ai./abcnews.al