Kaos për Lojërat Olimpike / Sabotime në rrjetin e trenave në Francë, anulohen udhëtimet

AKTUALITET


Ndërsa Franca është shumë pak orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, disa zjarrvënës kanë kryer sulme në rrjetin e trenave të shpejtësisë së lartë të Francës duke shkaktuar kështu ndërprerje të mëdha të udhëtimit apo dhe anulimin e disa prej tyre.

Operatori shtetëror hekurudhor SNCF tha se zjarret ishin vënë në instalimet përgjatë linjave që lidhin kryeqytetin me qytete të tilla si Lille në veri, Bordeaux në perëndim dhe Strasburg në lindje. Si pasojë oraret do të ndikoheshin rëndë gjatë fundjavës dhe u ka kërkuar të gjithë udhëtarëve që të shtyjnë udhëtimet e tyre.

Anulime dhe vonesa ka edhe në linjat e Eurostar-it mes Parisit dhe Londrës.

Ministrja e Sporteve Amelie Oudea-Castera dënoi vandalizmin, të cilin ajo e quajti si një lloj sabotimi i koordinuar.

“Është krejtësisht e tmerrshme. Të synosh ndeshjet është të synosh Francën. Do të prishë këtë ditë dhe ndoshta edhe këtë fundjavë”, tha ajo.

Ministri i Transportit Patrice Vergriete tha në një postim në X se ai i dënon me vendosmëri këto incidente kriminale dhe se SNCF po punon për të rivendosur shërbimet.



Skip to toolbar