Qasja e ndihmave në Gaza është në pikën më të ulët pasi dërgesat në pjesë të enklavës veriore janë të pamundura, tha një zyrtar i ndihmës së OKB-së.
Këto vërejtje bien në kontrakt me vlerësimin e SHBA-së në fillim të kësaj jave se Izraeli nuk po bllokonte ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, duke shmangur kufizimet për ndihmën ushtarake të SHBA. Izraeli ka thënë se po punon shumë për të ndihmuar në plotësimin e nevojave humanitare në Gaza.
“Nga perspektiva jonë, të gjithë treguesit që mund të mendoni për përgjigjen humanitare, të gjithë po shkojnë në drejtimin e gabuar,” tha Jens Lerke, një zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, në përgjigje të një pyetjeje nëse aksesi humanitar është përmirësuar.
“Qasja është në një pikë të ulët. Kaosi, vuajtja, dëshpërimi, vdekja, shkatërrimi, shpërngulja është në një pikë të lartë,” shtoi ai./abcnews.al