Kaosi i Rithemelimit, delegacioni i BE: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore për anëtarësimin

Më të fundit


Dy ditë pasi në Parlament u miratua në parim në më pak se 5 minuta projekt-buxheti për vitin 2024, ka ardhur reagimi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Delegacioni i kujton Shqipërisë se një parlament funksional, është shtylla e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po ashtu, përfaqësuesit e Unionit në Shqipëri kujtojnë se dialogu konstruktiv në parlament është i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Një ditë më parë, për krizën që ka përfshirë parlamentin reagoi edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner.

Diplomati gjerman i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë, teksa theksoi se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues.

Ndërsa, selia e “Rrugës së Elbasanit” në një reagim për A2CNN shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në parlament.

Në reagimin e saj ambasada e SHBA vuri në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”.



Skip to toolbar