Kapet “Mihali amerikan”, dhunoi klienten se u ankua për faturën

AKTUALITET


Dhuna në restorante, ku punonjësit rrahin klientët që ankohen për faturat nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA. Një rast i ngjashëm me Mihal Kokëdhimën nga Qeparoi, pronari i restorantit “Panorma”, i cili u arrestua për dhunë ndaj një familje spanjolle, ka ndodhur edhe në shtetin e Tennesee në SHBA.

Punonjësi i restoranti Popeyes është arrestuar, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke rrahur brutalisht një kliente në oborrin e lokalit në Tennessee. Deriance Ra’Shaiel Hugher, 29 vjeç, është arrestuar nën akuzën për sulm fizik ndaj Debra Staggs, me të cilën fillimisht ishte grindur rreth faturës së ushqimit që ajo kishte konsumuar.

Në anën tjetër zyra ligjore Rocky McElhaney që përfaqëson 55-vjeçaren Staggs, ka bërë të ditur se ajo kishte kërkuar llogarinë nga punonjësi, i cili ia kishte faturuar dy herë të njëjtin ushqim, që në total kapte shumën e 13 dollarëve.

Videoja e sulmit brutal u shpërnda në masë të madhe dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë virale, ku shfaq punonjësit e restorantit duke ndjekur Staggsen. Njëri prej tyre që tani besohet të jetë Hughes e përplas me fytyrë për tokë.

Si pasojë e sulmit Staggs ka mbetur me njërën këmbë të thyer, nëntë qepje në gju dhe gjashtë tjera në brinjë. Ajo tashmë ka bërë dy ndërhyrje kirurgjikale dhe raportohet se i duhen muaj të tërë për rehabilitim të plotë.



Skip to toolbar