Policia e Mirditës në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë arrestuar 29 vjeçarin Sandër Nikolla (Leka) i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai kërkohej nga policia italiane për shkak se është dënuar me burg nga gjykata e Romës në shkurt të 2019, për vepren penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit”.
Policia njofton se 29 –vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë për të kryer dënimin ku rrezikon të dënohet me 10 vite burg, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.