Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia për dy tonë hashash

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka lokalizuar dhe arrestuar në zonën e Freskut, në kryeqytet, një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Në pranga ka rënë 35-vjeçari Xhimi Isiu (Gëzim Mejdani), banues në Tiranë, i cili ishte pjesë e një bande kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas policisë së Tiranës, ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Xhimi Isiu akuzohet se është pjesë e një grupi  ku polici italiane në nëntor të 2017 sekuestroi më shumë se dy ton lëndë narkotike hashash në Ravenna të Italisë. Në atë kohë u arrestuan tre shqiptarë ndërsa në kërkim u shpallën tre të tjerë mes tyre Xhimi Isiu.

Sipas të dhënave, shqiptarët e arrestuar në atë kohë janë Luan Çika alias Luan Hyseni 38 vjeç, Everton Ndreraj 28 vjeç dhe Eduard Shehaj 41 vjeç. Tre shqiptarët që u shpallën në kërkim ishin Arian Demiri, 32 vjeç, Altin Xoxa, 49 vjeç, dhe Xhimi Isiu 35 vjeç.



Skip to toolbar