Mediat greke raportojnë se një gomone me drogë është kapur në vendin e quajtur Marmario Mani.
Sipas raportimeve, gomonia është pikasur në një zonë shkëmbore të Peloponezit të hënën. Droga llogaritet në rreth 1.2 ton e llojit marijuanë.
Është arrestuar deri tani drejtuesi i gomones, shtetas shqiptar. Mediat greke shkruajnë se gomonia është nisur nga Shqipëria.