Kapet trafikanti i klandestinëve me 6 sirianë në makinë

AKTUALITET


Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe arrestuar një trafikant klandestinësh nga Tepelena, i cili është kapur në afërsi të kthesës së fshatit Mashkullorë.

Në automjet u gjetën 4 meshkuj dhe 2 femra, njëra prej të cilave shtatzënë, shtetas të huaj të parregullt sirianë. Dyshohet se emigrantët klandestinë kanë kaluar nga kufiri i gjelbër në Kakavijë.

Ky është rasti i dytë brenda dy muajve i kapjes së një trafikanti. I pari ishte një shtetas irakian që trafikonte klandestinë nga Greqia në Shqipëri nga kufiri i gjelbër. Gjatë muajit korrik policia e kufirit Gjirokastër në bashkëpunim me FRONTEX  ka ndaluar rreth 70 shtetas të huaj nga vendet MENA (Middle East and North Africa)



Skip to toolbar