Kapiteni Artur Meçollari: E vetmja mënyrë që të shmanget një luftë botërore është çlirimi i Ukrainës

Më të fundit


Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë për të goditur brenda Rusisë.

Ukraina ka përdorur tashmë Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë Amerikane me rreze të gjatë – ATACMS – për të goditur objektivat ruse në territorin e pushtuar ukrainas për më shumë se një vit.

Kapiteni Artur Meçollari, i ftuar në “Real Story” tha se e vetmja mënyrë që të shmanget lufta e tretë botërore është çlirimi i Ukrainës dhe Rusia të dalë palë humbëse në këtë konflikt.

“Janë raketa taktike. Këto raketa nuk do ndryshojnë situatën në terren, por do ndryshojë perceptimin e luftës, sidomos në territorin rus. Deri tani kemi popullin ukrainas, që vuan një agresion, nga sot do shohim se vetë populli rus do të vuajë pasojat e luftës. Në gjykimin tim, autorizimi i Biden është i vonuar, duhet të ishte dhënë më përpara. Lufta e Tretë Botërore ndalon vetëm më luftën në Ukrainë. E vetmja mënyrë që të shmanget një luftë botërore është çlirimi i Ukrainës, humbja e Rusisë dhe Rusia të paguajë të gjitha dëmet që ka shkaktuar. Duhet të jetë një palë humbëse në këtë konflikt.”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar