Kapshtica mbetet e mbyllur, kush do lejohet për festa

AKTUALITET


Greqia shtyn sërish vendimin për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë. Burime zyrtare nga Drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije për gazetaren e “BalkanWeb”, Lorena Kodra, se pala greke këtë herë e ka shtyrë vendimin deri më datën 7 janar 2021.

Kujtojmë që më datë 20 nëntor, qeveria greke vendosi të mbyllë plotësisht këtë pikë kufitare, ndërsa më 3 dhjetor vendimi u ndryshua, duke lejuar të kalojnë këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga këmbësorët të shtohen.



Skip to toolbar