TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar ne emisionin “Real Story” tha se në Ekuador një grup kriminal shqiptar ka jetuar në një rezidencë me presidentin e shtetit të Amerikës Latine.
Ai theksoi se krahas Ekuadorit, grupet kriminale shqiptare funksionojnë dhe në shtete të tjera në Amerikën Latine, vendet këto të cilat sipas tij prodhojnë rreth 90% të sasisë së kokainës në botë.
“I kanë nëpër rezidenca të përbashkëta, madje në një rezidencë kanë jetuar bashkë edhe president i Ekuadorit dhe një prej grupeve kriminale shqiptare. Ne s’kemi folur kurrë për shqiptarët e Bolivisë, për shqiptarët e Kolumbisë, Perusë. Janë mbi 3 mijë perona. Disa prej tyre janë dora e parë ata që sigurojnë kontaktin fillestar me prodhuesit e kokainës. Këto vende janë vende që prodhojnë 90% të kokainës në botë. Aktualisht kemi një shifër, që është dyfishuar nga viti 2011, pra jemi 3800-4200 tonë në vit, që prodhojnë këto vende.
Këta janë aty për linjat e tyre, janë aty për të çuar në mënyrë të ndryshme për ta çuar mallin e tyre në Ekuador, që futet ose me në port ose nëpërmjet skafeve të shpejtë, këta që e marrin janë ata që më pas fillojnë me pazare të forta 50 me 50. E sjellin në Evropë, madje marrin perisper shpërndarjen dhe nxjerrjen në treg. Është një linjë e konsoliduar. A është vetëm linja jonë? Jo. Ne jemi aty të nënkontraktuar. Nuk jemi ne ato që shpesh na thonin “baroni”.
Nuk jemi kartele. Kartel është ai grupi kriminal, që cakton çmim, ne nuk caktojmë çmim, çmimi është i paracaktuar nga kartelet vendase.”, tha ai./abcnews.al