Mirlinda Karçanaj drejtoresha e AKSH (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) ka ankimuar vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj saj.
Të njëjtin vendim në Apelin e Posaçëm e ka ankimuar edhe zv drejtoresha e AKSH Hava Delibashi, që po ashtu ndodhet në të njëjtën masë sigurie si Karçanaj.
Shkallës së dytë të gjyqësorit të posacem i janë drejtuar edhe zv drejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra, si dhe biznesmenet Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta që janë lënë në “detyrim paraqitje”.
Në kërkim nga SPAK, për dosjen eAKSHI ndodhen dy biznesnet Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Sipas SPAK, të hetuarit kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara që të fitojnë tendera.
