“KED ka vepruar me dyer të mbyllura, po bëhen pazare politike”

POLITIKË


Përzgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u diskutua në emisionin “Real Story”, në News 24. Gazetarja Klodiana Lala tha se zonjat e përzgjedhura për këtë gjykatë, si Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari, po mbajnë gjithë ngarkesën politike. Lala vlerësoi promovimin e tyre, por shtoi se lufta politike i ka stepur të garojnë. Ndërsa analisti Arion Sulo tha se kandidatët duhet të kalojnë disa filtra para se të garojnë për kushtetuesen.

Klodiana Lala: Nuk bie dakord me Arionin që thotë se ato zonjat nuk mund të kandidonin për Gjykatën Kushtetuese, pasi janë në konflikt interesi. Shqipëria ka magjistratë dhe juristë shumë të zotët, që nuk e di pse nuk janë bërë pjesë të garës. Por, mendoj se gjithë kjo lufta politike i ka stepur. Secila nga këto zonja meriton të promovohet. Çështja është se ato po mbajnë gjithë ngarkesën e politikës, pasi palët po zihen se kush të marrë pjesën më të madhe. Ato zonja ne po i paragjykojmë akoma pa shkuar dhe pa hapur derën e gjykatës.

Arion Sulo: Nuk po i përgojojmë, fare.

Klodiana Lala: Po i paragjykon politika, jo ne gazetarët.

Arion Sulo: Të jesh në Gjykatën Kushtetuese, kujdes, se duhet të kalosh në shumë filtra.

Mira Kazhani: Filtri kryesor është SPAK-u, ata duhet të kalojnë në SPAK.

Klodiana Lala: KED ka vepruar gjithmonë me dyer të mbyllura, në mungesë transparence. E vetmja frikë e imja është nëse ka pasur të tjerë të zotët për këtë post. Pa dyshim që ka pasur, por kemi ardhur në këto katër emra. Sa i përket faktorit ndërkombëtar, vjen në mënyrë periodike, është i ndërgjegjshëm për problematikat që janë krijuar në Shqipëri me vakumet institucionale. Ata duan të ketë një gjykatë funksionale. SHBA ka shpallur disa persona non grata, ata janë shkesë dhe financuesi më i madh i Reformës në Drejtësi. Ata janë të prirur ta shtyjnë përtej kulisave dhe pazareve politike. Politika po bën pazare për emra, për poste, për mbyllje hetimesh.

Skënder Minxhozi: Ndërkombëtarët dëshirojnë që të vendosin një faktor të fortë vetëfrenues me zgjedhjet e ardhshme që do mbahen. Ata po mundohen t’i bien kambanës.



Skip to toolbar