Nga Migjen Kelmendi
Sa ra prej pushteti, Albin Kurti ju kthye dhe e kapi prej toke, aty ku e kishte gjuejt, flamurin kombetar. I duhet edhe njihere me manipulue me to, mos po mundet me u kthye prape.
Loja e Albin Kurtit me flamurin kombetar asht aq e tejdukshme, e parashikueshme, feminore, sa te habite paaftesia e ithtareve te tij mos me pa se si po luen me ta, njashtu si nji toreador qe me shami te kuqe luen dhe e ngashnjen demin.
Tevona, Kurti askujt dam nuk po i ban tue manipulue me nji relikt kombetar, pos atyne qe po i besojne dhe po presin prej tij. Dhe, per çudi, e kane seriozisht (sic!)
Sepse, Kurti e din mire se na e dijme se çka po ban, qysh po manipulon dhe po i ofendon bash ata qe ma se shumti po e perkrahin. Kurti e din qe na e dijme se po luen, por me paftyresi te pafalshme vazhdon me i poshtnue e me i turpnue bash ata qe kane investue kaq shume emocione te nji ‘toreador’.
Ne Vetevendosje ka gjithçka, dhe ndoshta disa edhe e meritojne me i turpnue, e me i trajtue si ‘dema’ metaforik, njashtu si po i trajton lideri i tyne, por ne mesin e tyne ka edhe qytetare e rini, qe me sinqeritetin ma te madh kane projektue pritje e shprese te ky politikan e te kjo parti, dhe ata nuk e kane meritue me i manipulue e me i poshtnue. Mirepo, sinqeriteti i tyne, deshira e tyne me e pa Kosoven ma mire, nuk i liron ata mos me mendue, mos me pa, me u qorrue, sa me ja lejue vetes dhe familjeve te tyne me u manipulue si ne parabollen e Toreadorit dhe Demit.
E thashe, Kurti e din mire se na e dijme çka po ban, por ai s’e ka me ne – e ka me ju!
Ne fund te kesaj parabolle me Toreadorin dhe Demin, nuk asht as Kosova, as qytetari i saj qe damtohet nga loja e Kurtit me Flamur, por asht perkrahesi i qorruem qe ka me psue, ai qe vullnetarisht e ka marr rolin e “demit”, ne kete tregim me Albin Kurtin “toreador” metaforik!