Rama: Është një Shqipëri e rilindur këtë dekadë. Është kthyer e po kthehet në një emër krenarie, thua “I am from Albania”.
Nuk kam ardhur t’ju them se është fushë me lule sepse nuk është kemi shumë ferra për të pastruar dhe jo pak plagë për shëruar, por kam ardhur për t’ju thënë se jam sa krenar për sa kemi bërë por edhe i vetëdijshëm se sa shumë mbetet për të bërë.
Kam ardhur për t’ju kërkuar të vijojmë këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030 duke bërë për vendin tonë për flamurin tonë atë që cdo shqiptar si ju në SHBA apo Europë ka bërë për veten e vet, duke u bërë pjesë e pandashme ku sot jeton e punon këtu në SHBA apo Europë.