Pas shtimit të rasteve me koronavirus në vendin tonë, me katër viktima deri më tani, kryeministri Rama ka dalë me një apel të fortë.
Ai ka theksuar se nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz, por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë, dhe ka përsëritur thirrjen për izolim, dhe respektim të rregullave të vendosura.
Rama tha se kjo javë do të jetë tejet e vështirë, pasi kemi hyrë në fazën e shpërthimit të epidemisë së COVID 19.
“Sic e patë, fatkeqësisht humbi jetën dhe një 42 vjeçar që nuk vuante nga sëmundje kronike, ngushëllime familjeve të të ndjerëve. E dimë se virusi synon më të moshuarit dhe më të dobëtit, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Por ju lutem si të gjithë herët, të gjithëve, mos luani me zjarrin, nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë, do të humbasim njerëz, askush nuk e di se sa, po jo të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, këtë e kemi ne në dorë”- tha ai.
🔴 KJO ËSHTË NJË JAVË ZJARRI DHE HYJMË NË FAZËN MË DRAMATIKE TË LUFTËS, KU DUHET TË BËJMË ÇMOS TË GJITHË BASHKË, PËR TË ULUR SA TË JETË E MUNDUR HUMBJET E JETËVE DHE VUAJTJET E MËDHA QË SJELL KY ARMIK I EGËR! REZISTENCË👐🏿REZISTENCË👐🏿REZISTENCË!
Gepostet von Edi Rama am Montag, 23. März 2020