“Kemi hyrë në zonën e zjarrit”, Rama: Ekonomia ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më

AKTUALITET


Pas 27 rasteve të reja të 24 orëve të fundit me koronavirus, kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria tashmë ka hyrë në zonën e zjarrit.

Ai shton se sot kryefjalë duhet të jetë rezistenca pasi ekonomia bie dhe ngrihet prap ndërsa të vdekurit nuk ngjallen më.

Po ashtu Rama publikon edhe një video ku thotë se si mund të përfundojë Shqipëria nëse për ‘’Mustaqet e Çelos’’ hapim vrima në barrikadën e rezistencës kundër COVID-19.

Video në fakt bën fjalë për Iranin që numëron sot 3 mijë e 100 viktima nga koronavirusi dhe pamje të varrezave të provincës Qom apo zonave të tjera se si viktimat shtoheshin dita ditës me shpejtësi.

🔴 SOT KEMI 27 POZITIVË! KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU PO SYNON TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!

🔴 SOT JU BËJ NJË THIRRJE TË FORTË TË MOTIVOJMË TË GJITHA FORCAT SHPIRTËRORE DHE MENDORE BRENDA NESH, PËR TË USHQYER REZISTENCËN, DUKE MOS HARXHUAR ENERGJI PËR ASGJË TJETËR!

🔴 SOT JU LUTEM ME TË GJITHË FORCËN TA VENDOSNI SI KRYEFJALË TË ÇDO DITE NË VIJIM MOTON JETIKE TË LUFTËS SONË: EKONOMIA BIE DHE NGRIHET PRAPË, TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË!

🔴 SOT ASGJË NUK VLEN MË SHUMË SE JETA DHE MBROJTJA E JETËS ËSHTË QËLLIMI, NE JEMI MJETI PËR REALIZIMIN E KËTIJ QËLLIMI NJERËZOR, QYTETAR, KOMBËTAR!

🔴 SOT JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM VRIMA NË BARRIKADAT TONA!



Skip to toolbar