“Kemi në krah gardianin e demokracisë”, Basha nga Kurbini: Mos ta humbasim busullën tonë të PD!

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur edhe njëherë nevojën urgjente për një reformë zgjedhore, territoriale dhe vetingun e politikanëve si mete për sigurimin e votës së lirë. Nga Kurbini ku ishte në takimin e radhës me demokratët, Basha u shpreh se kjo është përpjekja e fundit e një regjimi i cili është në koma.

Basha përmendi edhe mbështetjen e SHBA-ve në kohëra të vështira të vendit duke e konsideruar atë si gardianin e demokracisë.


“Pasi e ka varfëruar Shqipërinë si askush, pasi e ka vjedhur si askush, pasi ka ngritur në fron llumin e shoqërisë dhe ka nxjerrë jashtë institucionet e duke mbushur parlamentin me hajnat, teksa policia tërheq zbvarrë gratë e moshuara që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në Shqipëri vjedhjet sëhkatërrohen për shkak të lidhjes së Edi Ramës me baronët e drogës.

Është përpjekja e fundit e një regjimi, por një regjimi në koma. E për fat të keq ndërkohë që e gjithë energjia e vëmendja jonë duhej të përqëndrohjej për t’i dhënën një grusht regjimit e rikthyer demokracinë, në betejën opozitare jo për të njohur rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk pranohet por për të sjellë ndryshimin.

Vota duhet garantuar përmes një reforme të thellë zgjedhore, territorial, vetingut të politikanëve. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë 3 të tjerët. Nesër do thonë edhe peshkatarët, zdrukthëtarët, vetëm politikanët jo. Pse?

Sepse kanë shumë për të fshehur. E pra, nuk ka qenë rrugëtim i lehtë. Nuk e shembën dot diktaturën me goditjen e parë. Patëm krah gardianin e demokracisë, SHBA-të. E dimë të gjithë shqiptarët që sa herë ndodhemi në tiraninë e korrupsionit e krimit të organizuar 2 kushte duhet që ta përmbushim këtë: Të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe mos ta humbasim busullën tonë të Partisë Demokratike, proamerikanë e europiane”- përfundoi ai.




Skip to toolbar