Kërcënim për bombë, avioni anulon fluturimin

BOTA


Një aeroplan i kompanisë zvicerane të fluturimeve Edelweis që duhej të ngrihej në mesditën e të shtunës nga një aeroport i Qipros, nuk u ngrit pasi u bë e ditur se kishte një kërcënim me bombë. 130 udhëtarë tashmë kishin zënë vendet e tyre në avion, kur u informuan për kërcënimin me bombë.

Ata u desh të dalin sërish nga aeroplani dhe t`i nënshtroheshin edhe njëherë kontrollit të sigurisë. Zëdhënësi i Edelweis, Andreas Meier ka thënë se është informuar për kërcënimin me bombë nga Autoriteti për Aviacion Civil i Qipros. Por nuk dihet asgjë për kërcënuesin dhe as për motivin e tij.

Aeroplani Airbus 320 me numër fluturimi WK0371 ishte dashur që të ngrihej nga aeroporti i Larnaca-s në orën 12.15. Por nisja u shty për rreth katër orë, pasi u desh të nxirrej i gjithë bagazhi që të rikontrollohej nga detektorë për materiale shpërthyese dhe nga qentë gjurmues. Po ashtu u desh t`i nënshtrohej këtij kontrolli edhe vetë aeroplani. Vetëm rreth orës 16.00 avioni arriti të nisej më në fund për në destinacionin e tij në Zyrih, Zvicër.



Skip to toolbar