Ish-kandidati për deputet i Partisë Nisma në Kosovë Haxhi Hoti kërkon falje për deklaratën e frikshme të bërë pasditen e së shtunës për Albin Kurtin, të mandatuarin për kryeministër.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti shprehej se Albin Kurtin e donte populli por jo shteti i Kosovës, ndaj kishte sipas tij dy rrugë: Të largohej nga vendi ose do të vritej.
Mirëpo, në një reagim të pak minutave më parë ish-kandidati për deputet kërkon falje për deklaratën ndaj Albin Kurtit dhe e quan atë “gabim teknik” dhe që nuk përfaqëson qëndrimin e partisë së tij Nisma.
“Është një gabim teknik i imi, ku mediat pa me pyetur mua e kanë shpërndarë këtë shkrim! Kërkoj falje publike. Dhe nuk ka qëndrim të subjektit që i takoj”, shkruan Haxhi Hoti.