Një 34-vjeçar iranian u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë, pasi i kishte kërcënuar me thikë në një stacion hekurudhor në zonën e Lauf an der Pegnitz, pranë Nuremberg.
Sipas policisë, burri dyshohet se fillimisht sulmoi verbalisht oficerët. Më pas 34-vjeçari ka vazhduar t’i sfidojë dhe kur kanë zbritur nga makina i ka kërcënuar me thikë.
Oficerët fillimisht përdorën spraj piper, qëlluan me të shtëna paralajmëruese në ajër dhe në fund qëlluan për vdekje burrin në bark.
Iraniani, i cili kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2015, kishte paraqitur një kërkesë për azil që ishte refuzuar dhe ishte dënuar me një vit burg për falsifikim dhe mashtrimi./abcnews.al