Kërcënoi policin, në pranga 35-vjeçari

AKTUALITET


Policia e Ballshit ka vënë në pranga 35 vjeçarin me inicialet M.S, banues në Ballsh pasi ka kërcënuar një efektiv policie i cili ishte në detyrë.

35 vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës në qytetin e Ballshit.

 Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.



Skip to toolbar